Në komente, ata propozojnë që të gjithë të vizitojnë Shqipërinë dhe s’i kursejnë ofentimet ndaj Bashkimit Evropian.
Është dashur vetëm një foto që kryeministri Edi Rama të kthehet në politikanin më popullor në Maqedoninë e Veriut. Këtë mëngjes nga Brukseli, Rama pozoi krah kryeministrit të RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe qytetarët kamqedona kanë nisur kompliemntet në rrjetet sociale. Në komente, ata propozojnë që të gjithë të vizitojnë Shqipërinë dhe s’i kursejnë ofentimet ndaj Bashkimit Evropian.
Komenti 1: Në një hark kohor prej 2 ditësh, ti Edi Rama je bërë politikani më popullor në Maqedoni! Thjesht duke thënë. Vazhdoni kështu.
Komenti 2: Le të bëjmë një pistë tekno me një fjalim tuajin.
Komenti 3: Një tjetër kravatë e bukur. ju lutem më tregoni ku i blini kravatat tuaja të bukura?
Komenti 4:Kush dëshiron të shkojë në Shqipëri është i lirë të shkojë.
Komenti 5:Ditë e re justifikim i ri
Komenti 6:Edi i thuaj Taçes qe te buzeqesh pak
Komenti 7: Ballkani i Hapur, fu*k BE
Postimi i Ramës erdhi pas kritikave të forta që kryeministri i Shqipërisë lëshoi ndaj BE-së duke i konsideruar 26 vendet anëtare si impotentë përballë perngamrrjes së Bullgarisë. Vetoja e Bullgarisë ka bllokuar integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.