Salernitana është në kërkim të një sulmuesi, në mënyrë që sezoni 2022/23 në Serie A të jetë më i qetë.
Prioriteti vazhdon të Joao Pedro i Cagliarit, një marrëveshje shumë afër realizimit, por ende nuk është e sigurt.
Sipas Il Mattino, një nga alternativat e para është Rey Manaj, i rikthyer te Barcelona pas huazimit te Spezia.
Shifra për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar është rreth 600 mijë euro. Ndërsa, opsionet tjera janë edhe Thomas Henry dhe Kevin Lasagna, kontrata e të cilëve me Hellas Verona do të skadojë në 2023.
Kujtojmë që Salernitana sezonin e fundit e përfundoi në pozitën e 17-të, duke shpëtuar për një pikë.