Bashkimi Europian po përballet me kritika të ashpra pas shtyrjes së hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën nga një zërë europianë.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cilësoi si “dështim të plotë” samitin e Bashkimi Evropian (BE) me Ballkanin Perëndimor.
Në një shkrim në llogarinë e saj në Tëitter, Von Ceamon theksoi se i vetmi lider i lumtur për dështim të Brukselit për të mbajtur më afër vendet e rajonit është presidenti rus Vladimir Putin.
Sipas saj, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ftuan në Bruksel më premtime të mëdha, por se në fund u larguan duarbosh
“Ky samit perëndimor ishte dështim i plotë. Kjo dërgon një sinjal vërtetë katastrofik. Ka vetëm një person të lumtur në këtë situatë dhe ai ulet në Kremlin”, ka shkruar Viola von Cramon në Tëitter.
Zyrtarja e lartë europine thotë se BE nuk mbajti asnjë premtim: Bosnja nuk e ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë filluar negociatat e anëtarësimit dhe Kosova nuk ka marrë liberalizimin e vizave.
As udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk e fshehën zgjënimin për mungesën e progresit në ofertat e tyre për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pas samitit se BE po injoron faktin se Ballkani rrezikohet nga Rusia dhe lufta në Ukrainë.
“Nëse shikojmë Rusinë, është e qartë se ajo ka mënyrat dhe kanalet e veta që e bëjnë Ballkanin të pambrojtur. Putini mund të mos jetë në gjendje të mirë shëndetësore, por Bashkimi Evropian nuk është më mirë”, tha Rama pas samitit.
Nga ana tjetër, në të njëjtën ditë Bashkimi Evropian u ka dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë për anëtarësim në këtë bl