ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion 2 hours ago
Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar 2 hours ago
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij 2 hours ago
Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit 3 hours ago
Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gjendet i vdekur milioneri rus i lidhur me Gazprom

albnews by albnews
7 July, 2022
in Bota
0
Gjendet i vdekur milioneri rus i lidhur me Gazprom
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një tjetër manjat rus është gjetur i vdekur, i pesti deri më tani gjatë këtij viti. Bëhet fjalë për Yuri Voronov, CEO dhe themelues i kompanisë logjistike Astra Shipping, e lidhur me Gazprom.

Voronov u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij, pranë Shën Pjetërburgut. Siç raporton portali informativ “Baza” përmes kanalit të tij në Telegram, manjati 61-vjeçar rus është qëlluar me armë në kokë.

RelatedPosts

Safari i snajperave, intervista tronditëse e ish-ambasadorit: Vinin tufa pasanikësh nga të katër anët, gjuetarë, por edhe biznesmenë

“Nuk do të kemi nevojë për vende pune apo para”, Musk trondit me vizionin për të ardhmen

VIDEO/ Përplasen “kokë më kokë” dy trena pasagjerësh në Çeki, dhjetëra të plagosur

Ndërkohë, “Daily Mail” siguron se kompania e drejtuar nga Voronov kishte kontrata fitimprurëse me Gazprom në Arktik dhe vuri në dukje se një mosmarrëveshje e mundshme me partnerët e biznesit, ishte shkaku i vdekjes së tij.

Nga ana tjetër, portali i lartpërmendur përfshin versionin e ofruar nga e veja e biznesmenit. Ajo tregonte se biznesmeni besonte se kontraktorët dhe ortakët e tij po e mashtronin. Madje, ajo ka rrëfyer edhe se si u kthye bashkëshorti i saj në shtëpi, më 1 korrik, pas një debati me partnerët e tij të biznesit për humbjen e parave.

Kamerat e sigurisë në shtëpinë e Voronov nuk zbuluan asnjë vizitor që hynte në shtëpi në orët para vdekjes së tij, as në orët pas saj. Kështu, pronari i kompanisë Astra Shipping vdiq në rrethana misterioze pas fillimit të ofensivës ushtarake ruse në Ukrainë dhe ai nuk është i vetmi biznesmen rus me lidhje me kompaninë më të rëndësishme ruse të gazit që ka vdekur.

I pari që vdiq në janar ishte biznesmeni Leonid Shulman, i cili ishte drejtues i shërbimit të transportit Gazprom Invest. Aleksandër Tiukiakov, i cili ishte zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Qendrës së Llogarive të Veçanta të Gazprom, vdiq gjithashtu në fund të janarit. Vasily Melnikov, pronar i kompanisë së furnizimit mjekësor MedStom, u gjet i vdekur në mars, në qytetin e Nizhny Novgorod. Një ngjarje e ngjashme ndodhi në prill me Vladislav Avayev, ish-zëvendës president i Gazprombank, i cili u gjet i vdekur së bashku me gruan dhe vajzën e tij në banesën e tij në Moskë. Jashtë territorit rus, konkretisht në Lloret de Mar (Barcelona), kufoma e ish-menaxherit të kompanisë Novatek, Sergei Protoseniu, u gjet bashkë me gruan dhe vajzën e tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion

Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion

20 November, 2025
Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar

Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar

20 November, 2025
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 November, 2025
Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit

Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result