Edhe një tjetër kandidat është eliminuar nga gara e brendshme në Partinë Konservatore britanike.
Në votimet e brendshme është eliminuar nga gara, Penny Mordaunt e cila mori vetëm 105.
Tani lind pyetja, kush do të jetë lideri i ri i Konservatorëve britanikë?
Rishi Sunak dhe Liz Truss do të përballen me njëri-tjetrin për t’u bërë lideri i ardhshëm i Partisë Konservatore pasi Penny Mordaunt u bë kandidatja e fundit që u eliminua nga gara.
Në raundin e pestë dhe të fundit të votimit nga deputetët konservatorë, pretendentët e lidershipit morën mbështetjen e mëposhtme:
Penny Mordaunt-105
Rishi Sunak-137
Liz Truss-113