Wolfsburgu ka marrë pikët e plota në ndeshjen e parë në Europa League, duke e mposhtur 3-1 skuadrën e Oleksandriyan.
Në këtë ndeshje shkëlqeu edhe shqiptari, Admir Mehmedi.
Mehmedi, i cili e nisi titullar këtë ndeshje, shënoi dhe asistoi në fitoren e gjermanëve.
Mehmedi shënoi golin e dytë, në minutën e 24-të, derisa golin e parë e ka realizuar Maximilian Arnold në minutën e 20-të.
Mehmedi shënon dhe asiston në fitoren e Wolfsburgut