Uwe Seeler, ish-kapiteni i Gjermanisë Perëndimore, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij për klubin e Hamburgut.
Seeler e ka kaluar të gjithë karrierën e tij duke luajtur për Hamburg dhe njihet si një nga sulmuesit më të mirë në botë të periudhës 1955-1970.
Ai është përzgjedhur 3 herë si futbollisti i vitit në Gjermaninë Perëndimore (1960, 1964 dhe 1970).
Me kombëtaren nuk ka fituar trofe, ndërsa me Hamburgun ka arritur të ngrejë një kampionat gjerman (1960) dhe një Kupë Gjermanie (1963).