Jeta e James Howells ndryshoi kur ai hodhi gabimisht një hard disk me madhësinë e një telefoni. Howells, nga qyteti i Newport në Uellsin, kishte dy hard disqe identikë në një sirtar në vitin 2013.
Njëri ishte bosh, ndërsa sipas tij, tjetri kishte 8 mijë bitcoin, të cilat aktualisht do të kapnin një vlerë prej 181 milionë dollarë, pavarësisht rënies drastike të kriptovalutës.
Ai donte të hidhte atë që ishte bosh, por bëri të kundërtën dhe miniera e tij e bitcoin-it përfundoi e zhytur në vendgrumbullimin e plehrave të qytetit.
Nëntë vjet më vonë, ai është i vendosur më shumë se kurrë më parë të gjejë pajisjen që do t’i ndryshonte jetën.
Howells, 36 vjeç, shpreson se autoritetet lokale do ta lejojnë atë të organizojë një kërkim për thesarin teknologjik. Aktualisht, problemi i parë qëndron se ai nuk lejohet të futet në vendgrumbullim.
Për gati 10 vjet, autoritetet lokale kanë ndaluar kërkim për hard diskun, pasi sipas tyre, kjo do të ishte e dëmshme për mjedisin, por Howells nuk dorëzohet. Ai ka bërë një plan se si do të kryejë kërkimet dhe sipas tij kjo gjë do t’i kushtojë 11 milionë dollarë, por kur bëhet fjalë për 181 milionë ia vlen mundimi.