Zelensky thotë se është “shumë herët” të festohet dërgesa e parë e drithërave të Ukrainës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dërgesa e parë e drithërave jashtë Ukrainës që nga fillimi i luftës, ka rikthyer një dozë shprese, por presidenti i këtij vendi Volodymyr Zelensky thotë se megjithatë duhet pasur kujdes.

Në adresimin e tij më të fundit, Zelensky theksoi se është “akoma herët” që të festohet nisja e dërgesës së parë të drithërave nga porti i Odessas, transmeton Telegrafi.

“Në këtë kohë, është shumë herët të arrijmë në konkluzione dhe të bëjmë parashikime. Të presim dhe të shohim se si puna e aranzhuar dhe siguria do të respektohen”, shtoi presidenti ukrainas.

Megjithatë, pranoi se “është sinjali i parë pozitiv se ekzistojnë gjasat që t’i jepet fund krizës së shpërndarjes së drithërave dhe të përfundon kriza e ushqimit në botë”.

Kujtojmë që mbrëmë ka filluar lundrimin e anija e parë me drithëra të Ukrainës, që u nis nga porti i Odessas. Një gjë e tillë është arritur falë ndërmjetësimit mes Ukrainës dhe Rusisë të asistuar nga Turqia në Stamboll.

Tani mbetet të shihet nëse kjo marrëveshje e arritur do të respektohet nga pala ruse, që deri më sot shpesh ka shkelur marrëveshjet e arritura siç ishte hapja e korridoreve humanitare.

Share This Article