Momenti që Arsenali zbuloi se Pierre-Emerick Aubameyang kishte udhëtuar drejt Barcelonës pa leje sezonin e kaluar, është zbuluar në një tjetër episod magjepsës të “All or Nothing: Arsenal” apo “Gjithçka ose Asgjë: Arsenali”.
Episodet e fundit të dokumenteve jashtëzakonisht të njohura të Amazon Prime mbulojnë sezonin e Arsenalit 2021/22 nën menaxherin Mikel Arteta.
Një nga pikat më dramatike të sezonit erdhi në muajin dhjetor kur Aubameyang u hoq nga kapiteni i klubit për arsye disiplinore.
Reprezentuesi i Gabonit ishte larguar nga skuadra, pasi Topçinjtë kërkuan të gjenin një blerës për sulmuesin në afatin kalimtar të janarit.
Barcelona hyri në negociata me Arsenalin, por hezitoi të paguante një tarifë transferimi për sulmuesin, në vend të kësaj preferoi ta nënshkruante atë me një marrëveshje huazimi afatshkurtër.
Saga e transferimeve mori një kthesë dramatike kur Aubameyang u pa në aeroportin e Barcelonës, pavarësisht se nuk iu dha leja për të udhëtuar nga Arsenali.
Momenti u kap në episodin e pestë të “Gjithçka ose asgjë: Arsenali” dhe tashmë këto pamje janë publikuar.
Në klip, drejtori teknik i Arsenalit, Edu informohet se Aubameyang është parë duke mbërritur në aeroportin e Barcelonës në një përpjekje të dukshme për të detyruar një lëvizje te klubi katalanas.
Drejtori i operacioneve të futbollit të Arsenalit, Richard Garlick e pyet Edu: “Çfarë duhet të bëjë ai tani?”, për të cilën braziliani përgjigjet: “Stërvitje”.
He was meant to be training but went on a plane instead 🤔 #arsenal #allornothing #aubameyang #edu
Aubameyang do të ‘fitonte’ lëvizjen e tij te Barcelona pasi Arsenali ra dakord të ndërpresë kontratën e sulmuesit me pëlqim reciprok.
Topçinjtë humbën një tarifë transferimi për Aubameyang, por thuhet se kanë kursyer rreth 25 milionë funte në paga.