Sarah Kelly po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër “arrogantit” Cristiano Ronaldo pasi ai theu telefonin e djalit të saj.
37-vjeçarja foli pasi sulmuesi i Manchester United pranoi një paralajmërim për një incident në Goodison Park sezonin e kaluar.
Kelly thotë se mbeti në lot pasi Cristiano Ronaldo i telefonoi disa ditë pasi theu telefonin e djalit të saj në tokë.
Ylli portugez ka kërkuar falje pasi u kap në kamera duke i thyer telefonin 14-vjeçarit, Jacob.
Kampioni u duk se i goditi dorën Jacob Harding kur ai u largua nga fusha pasi skuadra e tij u mund nga Evertoni.
Ronaldo më vonë i kërkoi falje 14-vjeçarit, i cili është me autizëm.
Në fillim të këtij muaji, ylli portugez u intervistua nga policia në lidhje me një sulm të dyshuar dhe dëmtim kriminal.
Policia e Merseyside më vonë konfirmoi: “Çështja është trajtuar me kujdes. Çështja tani ka përfunduar”.
Por, Sarah thotë se ndihet e mashtruar – dhe pretendon se po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër Ronaldos, raporton Mirror.
“Dua të shoh drejtësi sepse nuk ka pasur”, deklaroi ajo për mediumin.
Sarah thotë se ajo u kontaktua nga lojtari me telefon në ditët pas incidentit, por pretendon se ajo mbeti “duke qarë” për shkak të qëndrimit të tij.
Ronaldo dyshohet se i tha asaj se ai nuk kishte “shkelmuar apo grushtuar askënd” gjatë bisedës.
“Isha tërbuar dhe zemra më pomponte”, shtoi ajo.
Mësohet se Ronaldo ka pranuar të dëmshpërblejë Jacobin dhe nënën e tij.