Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç bëri me dije se parada e komunitetit LGTBI e parashikuar të mbahej në muajin shtator nuk do të zhvillohet. Një vendim ky që vjen pas protestave që u mbajtën gjatë gushtit kundër organizimit të këtij eventi.
Kreu i shtetit shton se nuk është i kënaqur me këtë vendim, por shprehet se tashmë Serbia duhet të fokusohet në çështje të tjera, mes të cilave është dhe ajo e Kosovës.
Organizatorët e paradës reaguan menjëherë pas këtij njoftimi, duke bërë me dije se do të vijojnë me planin e tyre duke e konsideruar të paligjshëm çdo lloj ndalimi nga ana e autoriteteve.
Gjatë një konference për shtyp, Vuçiç tha se parada e parashikuar të mbahej mes 12 dhe 18 shtatorit do të shtyhet ose anulohet për shkak të tensioneve në Kosovë si dhe problemeve të reja që kanë lidhje me sigurimin e energjisë.