ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit  1 hour ago
Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare 1 hour ago
Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026 2 hours ago
Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë 3 hours ago
Shqipëria zhbllokon sfidën! Asllani kalon në avantazh Kombëtaren ndaj Andorrës 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

6 vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës!

albnews by albnews
5 September, 2022
in Albania, Bota
0
6 vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më 5 shtator 2016, botës iu shtua një shenjtore, Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë. Në një ceremoni madhështore 6 vite më parë në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e Nënë Terezës, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997. “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, që jetën e saj ia përkushtoi të varfërve.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.

RelatedPosts

Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

Nga ky moment Nenë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Urdhri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës. Nëne Tereza nuk e pranoi asnjëherë famën. Ajo ka thënë se gjithçka e bënte për hir të dashurisë së Zotit.

Nënë Tereza udhëtonte për të kryer misionin e saj me një automjet gjysmë të shkatërruar. Kur Papa Pavli VI kryente një vizitë në Indi në 1964 i dhuroi asaj limuzinën e tij. Ajo e shiti atë për të siguruar fonde për koloninë e lebrozëve, të cilët i ndihmonte. Liderë nga e gjithë bota e kanë vizituar atë. Ish-kryeministri i Indisë, Indira Gandi, pas takimit u shpreh se: “Të takosh Nënë Terezën do të thotë të përjetosh ndjenjën e inferioritetit dhe atë të pushtetit të madh të mirësisë dhe të fuqisë së dashurisë”.

Ajo vazhdoi me vetëmohim të predikonte mesazhin e saj të dinjitetit njerëzor dhe respektit për çdo qenie njerëzore të lindur apo jo. Kur mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 ajo bëri këtë apel:

Shkatërrimtari më i madh i paqes së sotme është thirrja e një fëmije të pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë vret fëmijën që mban në barkun e saj, atëherë çfarë mbetet për ty dhe mua?

Nënë Tereza ka shtëpinë e të parëve të saj në Tiranë. Një shtëpi dykatëshe, e rrethuar me kopsht, ndërtuar bri Kishës Katolike në kryeqytet, për më tepër se 17 vjet ka qenë selia e nënës, motrës dhe vëllait të Nënë Terezës. Me kalimin e viteve, ajo nga Gonxhe u bë Madre Tereza, e njohur në të gjithë botën dhe e dhënë për të gjithë botën. Politika uroi shqiptarët në këtë ditë të shenjtërimit të Nënë Terezës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit 

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit 

13 November, 2025
Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

13 November, 2025
Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

13 November, 2025
Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë

Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result