Kryeministri grek trimërohet pas takimit me Macron, fton turqit: Hajdeni ditën, jo natën!

albnews
By
1 Min Read

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se një tjetër vatër e nxehtë tensionesh është në Egje, ku janë intensifikuar përplasjet Greqi-Turqi.

Gjatë ditës së sotme presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Gjatë këtij takimi, Macron ka theksuar se mbështet plotësisht sovranitetin e Greqisë.

Por kryeministri grek, nuk ka ngurruar t’i përgjigjet edhe deklaratave të fundit nga presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan lidhur me çështjen e Egjeut.

Mitsotakis ka thënë se Greqia i njeh mirë kërcënimet në fqinjësinë e saj duke u shprehur: “Ata që thonë do të vijmë natën, ne i presim ditën.”

Ndër të tjera Emmanuel Macron në të njëjtën kohë tha se bashkëpunimi strategjik i Greqisë me Francën do të zhvillohet edhe më shumë.

Share This Article