Kampioni i botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk, është kthyer në shtëpinë e tij, në Vorzel (rajoni i Buchas, Kiev) të Ukrainës, vendbanim që ishte e pushtuar nga ushtarët rusë.
Shtëpia e 35-vjeçarit u shkatërrua ndërsa ai ishte duke luftuar me Anthony Joshuas në Arabinë Saudite, por orët e fundit janë shfaqur imazhet e kampionit ukrainas duke qëndruar jashtë banesës, ku ka ngritur edhe flamurin i vendit të tij.
Gruaja e Usyk, Yekaterina, kishte postuar në rrjetet sociale një imazh të shtëpisë, ku mjetet e rënda të ushtrisë ruse kishin lënë gjurmë.
Tani shtëpia është kthyer në duart e pronarit të ligjshëm.
Ditët e fundit është raportuar se forcat ukrainase kanë rimarrë në kontroll zona të gjëra pas pushtimit të vendit, që nisi në fillim të këtij viti.