“The Crown” ka nisur sërish xhirimet për sezonin e ri.Pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës, skenaristi, Netflix Peter Morgan i tha Deadline se ai priste që xhirimet do të ndalonin “për respekt” për Madhërinë e Saj.
Prodhuesit konfirmuan për CNN se prodhimi u ndërpre më, 9 shtator.“Në shenjë respekti, xhirimet në ‘The Crown’ u pezulluan sot. Xhirimet gjithashtu do të pezullohen në ditën e funeralit të Mbretëreshës”, thanë producentët në një deklaratë për CNN.
Elizabeth Debicki, e cila do të portretizojë Princeshën Diana, u pa së fundmi duke filmuar në Barcelonë. Sipas fotografive të marra nga Daily Mail,Debicki po xhironte skenë ku Diana u takua me njerëzit që humbën të dashurit nga minat në Bosnje.
Princesha Diana ishte një aktiviste për një kohë të gjatë për të mbijetuarit nga minat tokësore. Ajo luajti një rol të madh në miratimin e Traktatit Ndërkombëtar të Ndalimit të Minave në 1997.
Pas vdekjes së Madhërisë së Saj, shumë njerëz janë tërhequr nga seritë e Netflix. Shikueshmëria e “The Crown” u rrit më shumë se 800% në Mbretërinë e Bashkuar në krahasim me periudhën e mëparshme sipas Guardian.Kasti aktualisht po xhiron sezonin e gjashtë dhe të fundit të “The Crown”, i cili pritet të dalë në vitin 2023.