Luajti për 25 minuta, ja çfarë thonë në Angli për paraqitjen e mbrëmshme të Brojës në Champions

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armando Broja u aktivizua në pjesën e dytë të lojës kundër Salzburgut, e cila përfdoi në barazim 1-1. Sulmuesi shqiptar i dha një tjetër ritëm vazës ofensive të Chelsea-t, teksa spikati me pasimet dhe goditjen e tij.

Paraqitja e tij ishte për duartrokitur dhe “Football.london“ e vlerëson me notën 7. Notë të njëjtë me të ka edhe Kukurela, ndëra sipët tij qendron vetëm Stërlingu (9).

“Edhe një herë tjetër mundësoi një moment menjëherë pasi hyri në fushë, por u ngrit flamuri për pozicion jashtë loje pasi gjuajti jashtë.

Mundësoi topin perfekt për Hakim Ziyech-in pasi nisi një aksion premtues. Humb një shans të madh të tijin në minutat shtesë“, shkruhet në vlerësimin e bërë për Armando Brojën.

Nëse tifozët shqiptarë ishin kaq të mërzitur që Kombëtaret luajnë fare pak ndeshje gjatë një viti, tani situata paraqitet ndryshe. E kjo falë një sulmuesi i cili quhet Armando Broja.

Fundjavat tona mbusheshin gjithmonë me emocione si të ishin duke luajtur kuqezinjtë tanë, pasi Premier League na ofronte një arsye shumë të madhe për të krenuar, mes atyre pak që gjejmë realisht.

Share This Article