ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin 6 hours ago
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona 6 hours ago
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

A po funksionon presioni i BE-së mbi Hungarinë?

albnews by albnews
20 September, 2022
in Bota
0
A po funksionon presioni i BE-së mbi Hungarinë?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më 18 shtator, Komisioni Evropian propozoi pezullimin e 7.5 miliardë eurove nga buxheti i BE-së, të caktuara për Hungarinë, një përgjigje ndaj asaj që blloku e sheh si performancë të dobët të Budapestit mbi respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.

Ky vendim është vetëm akti më i fundit i një beteje shumëvjeçare midis Brukselit dhe Budapestit dhe një tregues që situata nuk pritet të qetësohet së shpejti.

RelatedPosts

Ndihma e re për emigracionin nga BE-ja, kush përfiton

Rrëfimi i një kanibali, zbulime të tmerrshme nga “Vampiri i Parisit” që hante të vdekurit

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Pavarësisht propozimit të Komisionit, asgjë nuk është e vendosur dhe Budapesti mund sërish të marrë shumën financiare. Komisioni Evropian e ka lënë të hapur derën për kompromis, duke pranuar se Qeveria e udhëhequr nga partia e djathtë, Fidesz, ka premtuar reforma serioze dhe, në disa raste, ka përgatitur legjislacionin përkatës gjatë muajve të verës për t’i adresuar disa nga shqetësimet e BE-së rreth korrupsionit dhe mangësive në sistemin hungarez të prokurimeve publike.

Nëse bëhet më shumë përparim në këto fusha deri në fund të këtij viti, ekziston mundësia që Hungaria të marrë paratë.

Të tri aspektet kryesore të kësaj historie janë të ndërlidhura.

Së pari, të kërcënosh se do të dëmtosh Hungarinë aty ku është më e cenueshme –financiarisht – mund të jetë mënyra më efikase për BE-në për të nxitur një ndryshim nga ana e Budapestit.

Së dyti, Hungaria, tashmë duke ndier efektet ekonomike të atij që ka të ngjarë të jetë një dimër i gjatë dhe i ftohtë, mund të përpiqet të afrohet sërish me bllokun evropian.

Dhe së treti, ndërsa Hungaria mund të duket si e vendosur me shpatulla për muri, ka ende shans që Qeveria të arrijë të dalë nga kjo situatë dhe të marrë pjesën më të madhe të përfitimeve financiare.

“Rregullorja e kushtëzimit”, një mekanizëm që ka qenë i zbatueshëm që nga viti 2021, i lejon Komisionit Evropian të propozojë shkurtime në buxhetet e vendeve anëtare të BE-së nëse mendon se ekziston një rrezik sistematik mbi mënyrën se si janë shpenzuar paratë.

Jo të gjitha vendet anëtare të BE-së ishin të kënaqura me këtë mekanizëm të ri, kur u diskutua dhe u ra dakord në verën e vitit 2020 gjatë negociatave mbi mënyrën se si duhet të ndahet buxheti prej 1.8 trilion eurosh i BE-së për periudhën 2021-2027.

Madje, Hungaria dhe Polonia e sfiduan ligjshmërinë e këtij mekanizmi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, me qendër në Luksemburg – por ato humbën. Ato kontestime nënkuptuan që mekanizmi është disi i kufizuar. Komisioni Evropian nuk mund të synonte thjesht fondet e destinuara për një vend me arsyetimin se ai besonte se prej një dekade po minohej sundimi i ligjit. KE-ja duhej të provonte në mënyrë specifike se mangësitë ndikuan drejtpërdrejt në mënyrën se si shpenzoheshin fondet specifike të BE-së.

Hapi i parë i dukshëm ishte një mbikëqyrje më e afërt e sistemit hungarez të prokurimeve publike, zakonisht nëpërmjet auditimeve, sidomos pas raportimeve të përhapura mbi keqpërdorimin e fondeve publike për të pasuruar figura pranë kryeministrit nacionalist të krahut të djathtë, Viktor Orban.

Një statistikë befasuese e vërejtur nga Brukseli ishte se 50 për qind e të gjitha kontratave të prokurimit publik, ku përfshiheshin fondet e BE-së, kishin vetëm një kandidat në Hungari. Në të gjitha 26 vendet e tjera anëtare të BE-së kjo shifër ishte 15 për qind ose më e ulët.

Prandaj, nuk ishte befasi kur, për herë të parë, në muajin prill Komisioni aktivizoi mekanizmin ndaj Hungarisë. E, ndërsa pati shkëmbime të shumta mes Brukselit dhe Budapestit, ky i fundit nuk mundi të bënte aq sa duhej për të ulur mosbesimin e Komisionit Evropian.

Ajo çfarë propozoi Komisioni Evropian më 18 shtator ishte një pezullim prej 65 për qind të angazhimeve buxhetore për tri programe operacionale nën një kornizë politike të BE-së. Fondet nga programet, të cilat trajtonin efikasitetin mjedisor dhe energjetik, transportin e integruar dhe zhvillimin rajonal, shkonin në 7.5 miliardë euro. Mund të tingëllojë si shumë, por nëse merret në konsideratë se Budapesti mund të marrë ende deri në 50 miliardë euro nga BE-ja gjatë shtatë vjetëve të ardhshëm, kjo nuk duket aq shumë.

Fakti që Hungaria duket e gatshme të rrezikojë që të humbasë rreth një të pestën e fondeve të BE-së duket qesharake për shumë njerëz, veçanërisht për Parlamentin Evropian, i cili javën e kaluar miratoi një rezolutë ku e quajti vendin një “regjim hibrid të autokracisë zgjedhore”, duke kritikuar pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe lirinë e mediave në Hungari. Megjithatë, rezoluta nuk ishte detyruese dhe dhoma e Parlamentit nuk ka asnjë kompetencë mbi fondet e BE-së.

Megjithatë, ekziston një interpretim alternativ mbi këtë çështje, një në të cilin Hungaria nuk po ndjek domosdoshmërisht rrugën e saj. Diçka duket se po ndodh në Budapest. Komisioni Evropian ka propozuar që Hungaria të ndërmarrë 17 masa konkrete në mënyrë që të sigurojë fondet e BE-së, ku përfshihet ngritja e një task-force kundër korrupsionit, aplikimi sistematik i shfrytëzimit të të dhënave në prokurimet publike, përmirësimi i deklaratave të pasurisë, modifikimi i Kodit Penal për të lejuar rishikimin gjyqësor të vendimeve të Prokurorisë dhe, më e rëndësishmja, ngritja e një autoriteti të pavarur me kompetenca gjithëpërfshirëse për të mbikëqyrur të gjithë këta hapa.

Deri më tani Hungaria ka filluar të punojë ose ka premtuar se do t’i zbatojë të gjitha këto masa, diçka që do të ishte e paimagjinueshme në fillim të vitit 2022. Edhe Komisioni Evropian e ka pranuar gjatë muajve të fundit vullnetin e mirë nga ana e Budapestit.

Pavarësisht qëllimit të vërtetë të Budapestit, një nga aspektet kryesore të “Rregullores së kushtëzimit” është se ajo nuk mund të zvarritet përgjithmonë. Pasi aktivizohet, duhet të ketë një vendim përfundimtar brenda nëntë muajve dhe, nëse është e nevojshme, mekanizmi mund të aktivizohet vazhdimisht.

Data kyçe është 19 nëntori, kur Komisioni Evropian do të vlerësojë se sa përparim ka bërë Hungaria. Pastaj i takon Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili ka fuqinë për të ndryshuar, miratuar ose të vendosë veton për propozimet e Komisionit dhe 26 shtetet e tjera anëtare të BE-së që të marrin një vendim me votim me shumicë të cilësuar. Ashtu si shumë gjëra të tjera në Bruksel, gjithçka do të vendoset pak para Krishtlindjes.

Se në cilin drejtim do të anojë Hungaria, kjo do të varet kryesisht nga dy gjëra: si po ecën ekonomia dhe si po shkon lufta në Ukrainë. Me inflacionin në rritje, një valutë [forint] të paqëndrueshme dhe fatura të shtrenjta të energjisë që grumbullohen, Qeveria hungareze po e ndien shtrëngimin. Orbanit i duhet çdo cent që mund të marrë. Dhe, ndërsa Rusia merr goditje pas goditjeje në luftën e saj të zgjatur me Ukrainën, dhe me BE-në që po bëhet gjithnjë e më dyshuese ndaj pranisë ekonomike kineze në Evropë, për Orbanin janë zvogëluar ndjeshëm edhe hapësirat për manovra.

Një diplomat i BE-së, i cili donte të mbetej anonim theksoi se: “Ndoshta, vetëm ndoshta, ky është fillimi i ecjes së Orbanit në Canossa”, një referencë ndaj nënshtrimit poshtërues të perandorit të shenjtë romak, Henri IV ndaj Papës Gregori VII në vitin 1077. Për të kthyer shkishërimin e tij nga Kisha, Henrit iu desh të udhëtonte nëpër alpe dhe më pas të gjunjëzohej për tri ditë gjatë një stuhie në portën e kështjellës italiane të Canossa-s.

Përgatiti: Besmir Nenaj/REL
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

12 November, 2025
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

12 November, 2025
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

12 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result