Birra derdhet lumë në autostradën e Floridas, përplasen 5 kamionë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një autostradë në Florida u mbyll të mërkurën në mbrëmje pasi mijëra kanoçe me birrë mbuluan karrexhatën për shkak të një aksidenti.

Kamioni i ngarkuar me birrë, u përplas me 5 mjete të tjera të parkuara, duke sjellë bllokimin e qarkullimit deri në pastrimin e rrugës.

Fotot e shkrepura në vendngjarje tregojnë mijëra kanoçe me birrë dhe kuti që kanë mbuluar rrugën.

Sipas të dhënave paraprake, mjetet që kishin ndaluar në anë të rrugës, po ndihmonin një automjet të aksidentuar dhe kamioni me birrë, nuk mundi të frenonte në kohë.

Fatmirësisht aksidenti përfundoi vetëm me lëndime të lehta.

Share This Article