Rrugët kthehen në pishina, banorët: Noti nuk është problem, vetëm nuk duhet pirë uji

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shirat e rrëmbyer që kanë përfshirë zonat rreth Nju Delhit në Indi i kanë shndërruar rrugët në pishina, e duke shkaktuar kaos mes makinave dhe njerëzve.

Të premten, autoritetet në qytezën Gurugram, një periferi e Nju Delhit –  ku shumë kompani kanë selitë e tyre dhe banojnë drejtuesit e këtyre bizneseve – urdhëruan mbylljen e shkollave dhe të aktiviteteve të tjera, duke u thënë njerëzve të punonin nga shtëpia.

Rrebeshet janë problem i përvitshëm në Azinë Juglindore dhe shtatori konsiderohet si sezoni i shirave të rrëmbyeshëm. Shpesh përmbytjet përhapen edhe në zonat urbane duke shkatërruar shtëpi dhe sipërfaqe të mëdha toke.

Megjithatë, disa prej banorëve vendas, e kanë marrë me sportivitet përmbytjen e rrugëve. “Noti nuk është problem, por vetëm se nuk duhet pirë uji”, thotë një banor për Reuters. “Tani ka kaq shumë ujë, saqë nuk besoj se do të thahet për dy ditë”.

Share This Article