Arsenali fiton derbin e Londrës, Xhaka shënon dhe fiton zemrat e tifozëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenal vijon të kryesojë renditjen e Premier League, pasi mundi 3-1 Tottenham në derbin e Londrës. “Topçinjtë” shënuan të parët, në të 20′, me anë të Partey, por pjesa e parë u mbyll në barazim pasi Harry Kane barazoi rezultatin në të 31′.

Në fillim të pjesës së dytë Gabriel Jesus riktheu Arsenalin në epërsi, ndërsa në të 67’, Granit Xhaka vulosi fitoren. Përtej golit, Xhaka fitoi edhe duartrokitjet dhe admirimin e tifozëve të Arsenal, për paraqitjet e bëra së fundmi.

Edhe pse mund të ngushëllohet pak, goli i vetëm i Kane e ngjiti në kuotën e 100 të tillëve të realizuar në Premier League, në fushë kundërshtare, më shumë sesa kushdo tjetër. Në këtë renditje anglezi kaloi ish-sulmuesin e Arsenal, Thierry Henry.

Share This Article