Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku pritet të marrë pjesë në nderimet e fundit për ish-presidentin francez Jacques Chirac, i cili vdiq në moshën 86-vjeçare. Kryeministri ka publikuar edhe foto mes shumë liderëve botërorë që pritet të marrin pjesë në funeral, mes të cilëve edhe ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton.
“Paris, Hôtel de Marigny – Në vigjilje të shërbesës ceremoniale për të ndjerin, Presidentin Zhak Shirak,” shprehet Kryeministri Rama.
Ish-presidenti i Republikës së Francës nga 1995 deri në 2007, Jacques Chirak, do të varroset pasditen e sotme në varrezat e Montparnasse, pranë varrit të vajzës Laurence, e cila vdiq në vitin 2016./ATSH/