Një propozim për martesë shkoi keq gjatë një ndeshje bejsbolli, kur djali u qëllua me shpullë nga e dashura e tij, kur u ul në gjunjë për të bërë deklaratën e rëndësishme.
Sipas ndjekësve që panë videon në rrjetet sociale, e gjitha ndodhi pasi djali nuk kishte zgjedhur mesa duket unazën e përshtatshme, pasi nxori nga kutia një lëpirëse në formë unaze.
Vajza reagoi menjëherë ashpër duke e goditur me shpullë të dashurin e saj dhe më pas i hodhi një gotë birrë që mbante në dorë.
Videoja u bë menjëherë virale dhe u pa mbi 250 mijë herë brenda pak orësh.