Të paktën 13 persona humbën jetën pasi një avion luftarak i Rusisë u përplas në një bllok banimi në qytetin jugor, Jejsk një ditë më parë.
Dy pilotët e bombarduesit “Su-34”, të cilët po zhvillonin një seancë stërvitore, u larguan nga mjeti fluturues përpara momentit tragjik.
Incidenti shkaktoi një vatër të madhe zjarri në godinën e banuar. Ekipet e shpëtimit, që njoftuan bilancin e kësaj tragjedie, bën të ditur se mes viktimave ishin dhe 3 fëmijë.
Ndërhyrja e tyre në kohë bëri të mundur shpëtimin e 68 personave nga blloku i banimit me 9 kate.
19 persona të tjerë mbetën të plagosur nga rrëzimi i avionit luftarak. Arsyeja e humbjes së kontrollit dhe përplasjes ishte një defekt në motor, që shkaktoi një zjarri në bombarduesin rus.