Duket se ka një përçarje në familjen mbretërore që pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Duket se ka një përçarje në familjen mbretërore që pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Bëhet fjalë për marrëdhënien mes Kate Midleton bashkëshortes së Princ William dhe Camilla-s, bashkëshortes së mbretit Mbretit Charles II.
Burime pranë familjes kanë pohuar se Kate beson se sjellja e Kamila-s ka ndryshuar për keq që nga vdekja e Mbretëreshës.
“Që kur mbretëresha vdiq, Camilla u ka treguar të gjithëve se kush është shefi. Kate po acarohet gjithnjë e më shumë me të. Ajo beson se Camilla nuk po i merr seriozisht detyrat e saj mbretërore dhe se ajo nuk e meriton rolin. Gjërat janë bërë jashtëzakonisht të sikletshme mes tyre”.
Një burim i dytë dha më shumë informacion për ndarjen e supozuar dhe prishjen e raportit mes tyre.
“Camilla ka qëndrim superior, ku të gjithë duhet të përkulen para saj. Kate ka shkuar përtej për të mbështetur të gjitha vlerat e kërkuara nga anëtarët e familjes mbretërore, por Camilla nuk duket se po bën të njëjtën gjë”, thuhet po ashtu nga burimet pranë familjes.