ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 6 hours ago
“The King” 8 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 8 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 8 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Reforma në Drejtësi, delegacioni gjerman takon Gjonajn

albnews by albnews
2 October, 2019
in Albania
0
Reforma në Drejtësi, delegacioni gjerman takon Gjonajn
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një delegacion gjerman i CSU-së është takuar me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke i shprehur vlerësime për rezultatet e arritura mbi implementimin e Reformës në Drejtësi.

Delagacioni nga Landtag-u i Bavarisë, kryesuar nga Thomas Kreuzer, deputet dhe kryetar i grupit parlamentar, shprehu konsideratë të lartë ndaj punës së ministres Gjonaj, duke nënvizuar se do të vijohet më tej t’i ofrohet përkrahje për projektet që kanë në fokus forcimin e shtetit të së drejtës.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Nga ana tjetër, Gjonaj falënderoi deputetët për vizitën dhe për mbështetjen e ofruar ndaj punës së saj si ministre, por edhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ministrja bëri një përmbledhje të të gjithë punës që është bërë për Reformën në Drejtësi, ku theksoi se zbatimi i saj është duke realizuar një ndryshim radikal dhe unik në llojin e vet në të gjithë rajonin, por edhe më gjerë.

Pala gjermane u njoh hollësisht edhe me rezultatet e Vetingut si dhe me procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, procese të cilat do të mbyllen brenda muajit tetor 2019.

“Vlerësimi dhe mbështetja e CSU-së gjermane për punën tonë, është motivim i shtuar për të çuar më tej reformat e ndërmarra mbi fuqizimin e shtetit të së drejtës. E nderuar, që vizita e delegacionit gjerman në Ministrinë e Drejtësisë ishte e mbushur me mesazhe pozitive për atë çka kemi bërë, atë çka po bëjmë dhe atë që kemi premtuar se do të bëjmë deri në përmbushjen e objektivave tona, të cilat janë të përputhura me standardet europiane. I shpreha falënderime grupit të deputetëve të kryesuar nga z. Thomas Kreuzer për të gjithë përkrahjen e ofruar, duke mbajtur në këmbë urat tonë të bashkëpunimit dhe konkretisht luftës kundër korrupsionit”, – nënvizon Gjonaj.

Më tej, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ajo e njohu palën gjermane me rezultatet e punës së Taskforcës Ndërinstitucionale Antikorrupsion si dhe me ngritjen e Rrjetit të Koordinatoreve Antikorrupsion në institucionet dhe agjencitë qendrore që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve.

Ndërkohë, delegacioni shprehu interes mbi luftën kundër korrupsionit dhe masat e ndërmarra duke siguruar mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë në rrugën e reformave që po afrojnë vendin me Bashkimin Europian.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result