Humb jetën në aksident aktori dhe komiku amerikan, Leslie Jordan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Leslie Jordan, aktori dhe humoristi i dashur ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik. Ai ishte 67 vjeç.

Sipas TMZ, ai vdiq në makine, ndërsa burimet policore kanë bërë të ditur se e kishte përplasur sot BMW-në e tij në murin e një ndërtesë dhe dyshohet se e ka humbur vetëdijen derisa po udhetonte.

Leslie ishte i njohur për rolet e tij në seriale të njohura televizive, si “Will & Grace”, “Hearts Fire”, “The Cool Kids”, “Call me Kat” e “American Horror Story”.

“Bota është padyshim një vend shumë më i errët sot pa dashurinë dhe dritën e Leslie Jordan. Jo vetëm që ishte një mega-talent dhe kënaqësi për të punuar me të, por ai siguroi strehim emocional për kombin në një nga momentet e tij më të vështira”, ka deklaruar agjenti i tij, David Shaul.

“Ajo që i mungonte në gjatësi, ai e kompensoi me bujari dhe madhështi si djalë, vëlla, artist, humorist, partner dhe qenie njerëzore. Të dish që ai u largua nga bota në kulmin e jetës së tij profesionale dhe personale është ngushëllimi i vetëm që njeriu mund të ketë sot”, thuhet tutje në deklaratë.  

Share This Article