Më shumë se dy të tretat e të rriturve britanikë planifikojnë të shkurtojnë blerjet e tyre për festat e fund vitit për shkak të kostove të larta të jetesës, sipas rezultateve të sondazhit të publikuar sot.
të dhënat e hulumtimeve tregojnë se tre të katërtat e të rriturve nuk po planifikojnë festime madhështore për këtë fundvit, për shkak të krizës rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve.
Rreth 49% e të anketuarve planifikojnë të blejnë më pak dhurata këtë fundvit, 46% të reduktojnë daljet në restorante.
Grupi i supermarketeve Asda njoftoi dje se familjet në Mbretërinë e Bashkuar ishin 162 euro më të varfra në shtator të këtij vitit në krahasim me shtatorin e kaluar kryesisht për shkak të faturave më të larta të shërbimeve.
Më herët gjatë muajit, kancelari i Thesarit Jeremy Hunt tha se plani i qeverisë për të mbështetur familjet kundër rritjes së çmimeve të energjisë, i cili do të zgjasë për dy vjet, do të rishikohet nga prilli i 2023.
Kate Middleton, zyrtarisht gruaja më frymëzuese e vitit në Britaninë e Madhe!
Princesha e Uellsit Kate Middleton mesa duket ‘sundon zemrat’ e britanikëve, duke lënë pas Mbretëreshën Consort dhe Meghan Markle në një sondazh kombëtar për fushatën “Girls Out Loud”.