Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar, mbrëmjen e djeshme, në Reggio Emilia ku për pasojë kanë humbur jetën 4 anëtarë të një familje.
Sipas policisë italiane, viktimat janë me origjinë shqiptare dhe bëhet fjalë për nënën dhe 3 fëmijë të mitur 2, 10 dhe 12 vjeç, ndërkohë që i plagosur rëndë ka mbetur babai, i cili drejtonte makinën.
Ngjarja u regjistrua në Villa Gaida, ku makina e drejtuar nga shqiptari doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.