Një derbi shqiptarësh në Spanjë, por në fund pa një fitues. Takimi mes Kartagjenës dhe Granadës në La Liga 2 vendosi përballë dy bomberat e kombëtares shqiptare, Armando Sadiku dhe Myrto Uzunin.
Dy futbollistët e nisën ndeshjen si titullarë me skuadrat e tyre, por në fund asnjë nuk mundi të lë gjurmë dhe ta fitojë atë, pavarësisht rasteve të shumta, veçanërisht nga Uzuni, dueli u mbyll me rrjeta të paprekura.
Pas këtij barazimi, dy skuadrat janë në kuotën e 21 pikëve, 5 larg kryesuesve të Las Palmas