Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak, në një deklaratë ditën e sotme u shpreh se Britania do të ishte gjithmonë një “vend i dhembshur dhe mikpritës” ndaj fenomenit të emigracionit.
Ai shtoi se, pavarësisht pretendimeve të sekretarit të tij të brendshëm se vendi po përballej me një “pushtim” të emigrantëve të paligjshëm.
Në vërejtjet e theksuara në fillim të një takimi të kabinetit sot, Sunak tha se “e gjithë qeveria” do të duhet të punojë së bashku për t’u marrë me kërkesat e mbetura për azil dhe për të trajtuar krizën e anijeve të vogla.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit nga ana tjetër nuk pranoi të pajtohej me këto komente duke pretenduar se ai “nuk kishte pyetur” pikëpamjen e Sunak për këtë çështje.