Dy gjigandët anglez, Manchester City dhe Chelsea janë në garë për nënshkrimin e yllit të Milan-it, Rafael Leao. Skuadrat e kërkojnë atë gjatë merkatos së janarit, sipas gazetës britanike “Sport Mail”.
Leao u emërua “Lojtari i Vitit” në Serie A për sezonin 2021-22 dhe ka vazhduar të shkëlqejë edhe këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar nëntë asistime në 17 paraqitje deri më tani në Serie A dhe Champions League.
Milan synon rinovimin me sulmuesin, por paga që portugezi kërkon mbetet problemi kryesor për tu zgjidhur. Nëse nuk gjendet një rrugë që Leao të qëndrojë më gjatë te kuqezinjtë, atëherë ata do e nxjerrin në merkato.
Skuadra italiane vitet e fundit ka humbur ma parametra zero yje si Hakan Calhanoglu dhe Franck Kessie, ndaj dhe nuk dëshiron që të ndodh një situatë e ngjashme me Leao-n.
Megjithatë, shuma që Milan-i kërkon për Leao-n është rreth 105 milionë paund. Një shifër e cila do bënte të mundur që ata të sillnin në “San Siro” dhe zëvendësuesin e tij pa pasur shumë probleme.
Chelsea u interesua për Leao-n gjatë verës dhe do të rindez interesimin në janar. Ata mund të përdorin në negociata dhe lojtarë si Armado Broja, Christian Pulisic ose Hakim Ziyech të cilët pëlqehen nga kuqezinjtë dhe ndikojnë në uljen e vlerës së kartonit te portugezit.
City po kërkon të forcojë opsionet e tyre në sulm, pasi ka shitur Raheem Sterling te Chelsea në verë dhe e sheh Leao-n si një objektiv kyç.
Si City dhe Chelsea do të përballen me konkurrencë nga Manchester United dhe PSG, të cilët gjithashtu kanë shfaqur interesim për portugezin.