Eminem ka rrëfyer se ishte shumë pranë vdekjes nga mbidoza në vitin 2007 dhe shtoi se muzika ishte ajo që i shpëtoi jetën.
Reperi 50-vjeçar, gjatë ceremonisë së futjes së tij në “Rock and Roll Hall of Fame”, tha: “Jam i nderuar që jam sot këtu.
Muzika më ka shpëtuar jetën, pasi për disa arsye unë nuk duhet të isha këtu fare. Kam qenë duke vdekur nga mbidoza në vitin 2007.
Më pëlqente shumë droga, por m’u desh të luftoja që të ecja përpara në muzikë. Jam shumë mirënjohës që jam këtu falë muzikës hip-hop, të cilën e dashuroj”.
Pasi kaloi në mbidozë, Eminem u fut në rehabilitim dhe ka pranuar nëpër intervista se pas atij episodi, trurit të tij iu desh shumë kohë përpara se të punonte sërish normalisht.