ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 7 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 7 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosova pa memoriale për masakrat e kryera nga serbët më 1912-13

albnews by albnews
16 November, 2022
in Kosova
0
Kosova pa memoriale për masakrat e kryera nga serbët më 1912-13
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prania e Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ngjarje, ku shihej edhe një pllakat e varrit ku nderohen ushtarët serbë të rënë në vitet 1912-18, po nxitë kritika të reja.

Të moshuar e historian thonë se ushtria serbe në vitet 1912-13 vrau e masakroi mbi 25 mijë shqiptarë në Kosovë ndërsa rreth 40 mijë shqiptarë me zonat përreth. Përkundër kësaj në asnjë shesh apo rrugë të Kosovës nuk është vendosur ndonjë pllakat apo memorial që kujton viktimat shqiptare e krimet e ushtrisë serbe.

RelatedPosts

“Përdori administratën për zgjedhje”, Kurti amortizon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë

​Procesi gjyqësor në Hagë-sot nis dëshminë diplomati amerikan, Christopher Hill

Halil Thaçi, i vetmi kandidat në balotazh që përmbysi rezultatin nga i dyti në të parin

Ministria e Mbrojtjes u arsyetua se organizimi është bërë nga ambasada franceze, ndërsa pllakata përkujtimore për serbët ka rastisur të jetë aty.

Periudha për të cilën po fletë kjo pllakatë ka qenë e errët për shqiptarët e Kosovës. Ajo përkon me dy luftërat ballkanike, periudhë që nuk ka zënë shumë vend në librat e historisë.

“Krimet që i kanë bërë ushtria serbe gjatë vitit 1912 që ishte kohë e vjeshtës dhe e dimrit mandej. Tregojnë që shumë kanë vdek nga uria edhe duke i vrarë edhe rrugës për të ngritë tmerrin, për t’i dëbuar shqiptarët nga trojet e veta”, ka thënë pensionisti Bajram Maloku.

Maloku tash 74 vjeçar ka treguar se rrëfimet e të moshuarve për krimet që kryen serbët, i kujton sikurse sot.

“Fshatrat i kanë pastruar, i kanë pastruar edhe më vonë e kanë bërë kolonizimin e atyre fshatrave me familje serbe të sjella nga Mali i Zi, Serbia, Dalmacia. Fshatrat shqiptare, popullata pothuajse u përgjysmua, çka u vranë, çka u dëbuan për Turqi edhe gati ishte pastrimi etnik”, ka shtuar Maloku.

Vjeshta e 1912-13 edhe nga personalitet të huaja është dëshmuar si periudhë kur serbët kryen kasaphane në Kosovë.

“Vetëm në Vilajetin e atëhershëm të Kosovës janë vrarë dhe masakruar diku rreth 25 mijë njerëz, ndërkohë që përfshirë edhe vrasjet e bëra nëpër një pjesë të Shqipërisë së veriut dhe të mesme arrijnë diku në 40 mijë”, ka thënë Durim Abdullahu, profesor i historisë.

Prishtina e vetmja që i rezistoi pushkës së serbëve sipas historanit Abdullahu e pësoi në civilë të pambrojtur.

“Pas shuarjes së kësaj rezistence që është bërë nga trupat e Isa Boletinit në fshatrat përreth Prishtinës, janë vrarë janë bajonetu (vrasje me thikë të vendosur në armë) diku mbi 5.000 burra”, ka shtuar Abdullahu.

Për memorialet që përkujtojnë historia të këqija për Kosovën, Abdullahu ka thënë se duhet të ndiqet praktika e vendeve të Evropës Lindore, dikur republika sovjektike.

” Të mbledhë le të themi memorialet përmendoret e periudhës së Jugosllavisë dhe të ndërtoj një park memorial ku të gjitha ato futen së bashku. Sepse megjithatë ato kanë një vlerë historike, por të mos lihen le të themi nëpër sheshet publike të qyteteve të Kosovës”, ka theksuar ndër tjera profesor Abdullahu.

Profesori universitar ka përfunduar se përpos që nuk ka momoriale për këtë periudhë ka munguar edhe vëmendja e studieusve./

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result