Kompania Volkswagen ka zbuluar ditët e fundit një mjet të ri elektrik që do të bënte anëtarët e stafit të kishin zili çdo koleg që do të ishte në posedimin e një të tille.
Ekipi i automjeteve komerciale të Volkswagen në Norvegji prezantoi karrigen elektrike të zyrës e pajisur me një mori risish teknologjike që mund t’i gjeni në makinat më të fundit me bateri të kësaj kompanie.
Karrigia ka të përfshirë një kamerë për të parë nga pas, sensorë parkimi, bori, fenerë dhe një ekran me prekje.