Humbja e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve përballë republikanëve, u kushtoi shumë demokratëve. Nancy Pelosi, që udhëhoqi partinë e saj në Kongresin Amerikan për thuajse dy dekada, njoftoi se po tërhiqej nga detyra.
82-vjeçarja është demokratja më e fuqishme në Kongres dhe gruaja e parë që ka shërbyer si kryetare e Dhomës së Ulët. “Kurrë se kisha menduar se një ditë do të kaloja nga shtëpiake në kryetare të Dhomës së Përfaqësuesve”, u shpreh ajo.
Në Kongres, Pelosi do të vazhdojë të përfaqësojë distriktin e Kalifornisë, ndërsa nuk pranoi të zbulonte se kë preferonte si pasues të saj mes demokratëve. Ndërkohë, republikani Kevin McCarthy, ka fituar nominimin dhe pritet që të zgjidhet kryetari I ri I Dhomës së Përfaqësuesve. Ndërrimi I roleve nuk do të ndodhë përpara janarit, kur nis punën dhe Kongresi i Ri.
Pelosi fitoi mandatin e saj për herë të parë në vitin 1987 dhe pritet që në kongres të jetë deri në janar të vitit 2025.