ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit 4 hours ago
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh 5 hours ago
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit 5 hours ago
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007 6 hours ago
Arben Ahmetaj, padi në Strasburg ndaj vendimit të GJKKO-së 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kupchan: Ekziston rreziku për dhunë në Kosovë

albnews by albnews
22 November, 2022
in Kosova
0
Kupchan: Ekziston rreziku për dhunë në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë është e serioze dhe ekziston rreziku për dhunë dhe bllokim të mëtejshëm.

Studiuesi i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë i tha të martën Zërit të Amerikës se BE dhe SHBA kanë të drejtë që janë të shqetësuara por shtoi se trysnia duhet të mbahet ndaj të dyja palëve.

RelatedPosts

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

“Përdori administratën për zgjedhje”, Kurti amortizon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë

​Procesi gjyqësor në Hagë-sot nis dëshminë diplomati amerikan, Christopher Hill

“Situata është mjaft e tensionuar tani, në kuptimin që jemi kemi arritur në një ngërç dhe qeveria e Kosovës ka rënë dakord për një shtyrje vetëm 48 orëshe dhe ekziston mundësia që të rikthehemi në një pikë ku ringjallet rreziku për dhunë”, tha ai duke iu referuar shtyrjes që qeveria e Kosovës pranoi për zbatimin e vendosjes së gjobave për targat e makinave në Veri, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Kupchan mendon se qëndrimet e të dyja palëve kanë merita.

“Nga njëra anë thotë ai, një ndryshim i status-quosë mund të tronditë një ekuilibër delikat dhe të krijojë kushte për dhunë. Nga ana tjetër, kryeministri Kurti ka të drejtë kur thotë se pala serbe duhet të angazhohet në një dialog të sinqertë për normalizimin. Unë mendoj se Kurti po e përdor çështjen e targave të makinave si një mënyrë për ta detyruar Serbinë që të merret me çështjet më madhore”, thotë analisti amerikan, njohës i çështjeve të Ballkanit.

Ai shton se është e qartë që situata është e tensionuar dhe se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë që janë të shqetësuara për pasojat e mundshme.

“Mendoj që SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta mbajnë trysninë ndaj të dyja palëve dhe mesazhi ndaj Beogradit duhet të jetë që të angazhohet në një dialog të sinqertë me Kosovën për normalizim dhe rrjedhimisht njohje të saj. Nga ana tjetër mendoj se duke pasur parasysh mundësinë e dhunës, duke qenë se situata është e rrezikshme, trysnia ndaj Kosovës është e kuptueshme, meqenëse vazhdimi i planit për zbatimin e vendimit për targat e makinave, mund të tronditë status-quonë”, tha ai.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha të hënën në mbrëmje, pasi takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dështoi, se të dyja palët “duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që të mos rrezikohen dekada të paqes së fituar me vështirësi në një rajon të brishtë”.

Charles Kupchan bie dakord se bisedimet janë rruga më e mirë.

“Mendoj se rezultati më i mirë do të ishte që Beogradi të bjerë dakord të ulet në tryezë në drejtim të përparimit drejt një marrëveshjeje përfundimtare. Përndryshe do të jemi në një situatë të bllokuar”, tha Studiuesi i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Charles Kupchan. /VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

10 November, 2025
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

10 November, 2025
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

10 November, 2025
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result