Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk mundet më të fitojë në fushëbetejë.
Scholz në një konferencë të përbashkët në Berlin me presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades, kas bërë thirrje për ndalje “të bombardimeve ruse mbi popullatën civile”.
“Fakti që Rusia ka hedhur bomba në infrastrukturën civile në Ukrainë prej javësh, jo që është vetëm e patolerueshme por edhe shkelje e ligjit ndërkombëtar”, shtoi Scholz.
“Veprimet e Rusisë edhe një herë treguan sesa Putin është i pamëshirshëm. Sërish i bëj apel Putini që të ndalet me vrasjet e pakuptimta, dhe të tërheq trupat e saj nga Ukraina dhe të pajtohet për bisedime”, tha ndër tjera kancelari gjerman.
Në anën tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron, ka thënë se së shpejti do të bisedojë me Putinin.
“Planifikojë të kem kontakt me të në ditët e ardhshme”, tha Macron para gazetarëve në Paris.
Sipas tij, dy liderët do të bisedojnë për energjinë bërthamore civile dhe centralin bërthamor Zaporizhzhia.
Kujtojmë që rusët kanë sulmuar sërish centralin bërthamor në jug të Ukrainës.
E agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (IAEA), ka bërë të ditur se bëhet fjalë për sulme në pjesë të caktuara.
Ndërkaq Kievi dhe Moska akuzojnë njëra-tjetrën për këto sulme.