Aksident tragjik në Durrës-Tiranë, humbin jetën dy të reja, rëndë shoferi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës -Tiranë, ku si pasojë  e një aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy të reja, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Edhe pse dinamikat ende nuk janë sqaruar nga autoritetet, mendohet se drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari me inicialet A.T.,  ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shpejtësi me trafikndarësen e autostradës. 

 Një nga viktimat është 26-vjeçarja S.GJ., ndërkohë që identiteti i pasagjeres së dytë, edhe ajo e vdekur, nuk është zbardhur ende dhe autoritetet po punojnë për identifikimin.

Share This Article