Eurodeputetja portugeze, Isabel Santos është kandidatja për postin e Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, njoftoi sot europeanwesternbalkans.com.
Ndërkohë, për Malin e Zi u kandidua Tonino Picula. Të dy janë anëtarë të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).
Isabel Santos është anëtare aktive e delegacionit portugez në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.
Raportuesit e Parlamentit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor janë përgjegjës për hartimin e raporteve vjetore të miratuara nga Komiteti i Punëve të Jashtme të PE, që diskutohen më pas në seancat plenare.
Gjatë mandatit të mëparshëm të PE, raportues për Malin e Zi ishte Charles Tannock nga Britania e Madhe dhe për Shqipërinë ishte Knut Fleckenstein nga Gjermania./ATSH/