Erdogan mesazh të fortë Greqisë: Jemi aleatë në NATO, por nuk do ta tolerojmë sjelljen tuaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i dërgoi një mesazh të fortë Greqisë, duke thënë se nuk do të tolerojë atë që e quajti “sjellje agresive” të shtetit fqinj.

“Edhe pse mbështesim pa kushte Greqinë, nuk do të tolerojmë sjelljen e tyre”, tha Erdogan gjatë fjalës së tij në Forumin e “TRT World”, televizionit publik turk, të zhvilluar në Stamboll. “Jemi bashkë, aleatë në NATO. Por edhe pse jemi aleatë në NATO pyes veten pse sjellin avionë luftarakë në ishujt grekë. Nuk kemi arritur ende t’i zgjidhim problemet . Sa për zgjidhjen e çështjes së ishullit të Qipros nuk do të ndërpresim kurrë dialogun”.

Erdogan shtoi se Turqia është një aktor stabilizues në rajon dhe të gjithë botën. “Turqia punon për paqe, nuk mbron kriza por zgjidhjen e tyre. Turqia po punon për të mirën e të gjithë botës”.

Në këtë forum, ishte pjesëmarrës edhe kryeministri Edi Rama, i cili postoi në Facebook foto nga aktiviteti dhe një takim me Erdogan. Rama e quajti forumin “një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi agjendat globale dhe rajonale”.

Share This Article