Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se së bashku me përfaqësues të partive politike, kanë ardhur në përfundimin që zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit të shtyhen për muajin prill, kurse data e saktë do t’u bëhet me dije qytetarëve sot ose nesër në mëngjes.
Osmani në një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, ka përmendur pengesat e zyrtarëve të KQZ-së dhe sulmet ndaj policëve dhe mediave.
Ajo tha se ka kërkuar nga Policia dhe AKI raport për sigurinë para zgjedhjeve në veri, të cilën e ka marrë ditë më parë. Një raport tha se e ka marrë edhe nga KQZ, ndërkohë, organizatat vendore dhe ndërkombëtare nuk kanë aplikuar për t’i vëzhguar.
“Duke u bazuar në këto raporte, propozimi i im ishte që të shtyhen zgjedhjet në këto katër komuna, diskutuam për datën dhe në fund erdhën në përfundim që të shtyhen për muajin prill, kurse data e saktë sonte, më së largu nesër në mëngjes do t’u kumtohet qytetarëve”.
Vjosa Osmani