Trupat kineze dhe indiane janë përplasur në kufirin e Himalajeve, i pari incident ky mes dy super-fuqive nukleare në dy vitet e fundit.
Në lidhje me ngjarjen, Ministria indiane e Mbrojtjes u shpreh se disa ushtarë nga të dyja palët kanë pësuar disa lëndime të lehta nga përplasja mes tyre.
Kufiri 3379 kilometra i gjatë ka qenë prej kohësh arenë përplasjeje mes Nju Delhit dhe Pekinit, teksa tensionet arritën kulmin në qershor të vitit 2020, ku nga përleshjet e armatosura mes të dyja palëve humbën jetën të paktën 20 indianë dhe 4 ushtarë kinezë.
Nga ana e saj, Kina shpreson që edhe pala indiane të bashkëpunojë për vendosjen e paqes dhe gjetjen e stabilitetit mes dy shteteve përsa i përket kufirit të përbashkët.
Megjithatë, të dyja palët këmbëngulin në pretendimet e tyre, ndërsa shprehen se nuk do të tolerojnë asnjë nga kërkesat e tyre përkundrejt palës tjetër.