Gjendja shëndetësore e aktorit Bruce Willis po përkeqësohet gjithnjë e më shumë dhe e gjithë familja mësohet se është mbledhur rreth tij. Aktori që vuan nga afazia nuk flet më. Kohë më parë ai rishikoi edhe testamentin e tij.
Gjendja shëndetësore e aktorit Bruce Willis po përkeqësohet gjithnjë e më shumë dhe e gjithë familja mësohet se janë mbledhur rreth shtratit të tij, përfshirë ish-gruan e tij, aktoren e famshme Demi Moore. 67-vjeçari vuan nga afazia, një sëmundje invalidore që e detyroi të largohej nga aktrimi.
“Ai nuk flet më dhe nuk kupton më shumë se çfarë thonë njerëzit e tjerë. Ata e dinë se Bruce nuk do të jetë përgjithmonë, kështu që ata po shijojnë çdo moment së bashku,” zbuloi një burim për mediat .
Për këtë arsye Bruce Willis po kalon sezonin e pushimeve i rrethuar nga dashuria e familjes së tij. Pranë tij janë janë gruaja, Emma Heming dhe dy vajzat e tyre, Mabel dhe Evelyn, si dhe Moore dhe tre vajzat e lindura nga martesa e tyre, Rumer, Scout dhe Tallulah.
Ndërkohë pak ditë më parë, Willis rishikoi testamentin, duke iu lënë vetëm 1% të pasurisë prej 250 milionë dollarë për vajzat me Demi Moore. Secila prej tyre do të përfitojë rreth 1 milion dollarë, ndërsa shumica e parave të aktorit do të shkojnë për gruan e tij Emma Hemming Willis dhe vajzat e tyre.
Ylli i “Die” Hard beson se vajzat e tij më të mëdha mund t’ia dalin pa ndihmën e tij, ndërsa më të voglat dhe gruaja e tij kanë nevojë për pasurinë e tij për të mbajtur një mënyrë jetese më të mirë.