Një nga shqetësimet që u ngrit menjëherë pas prezantimit të projektit të Alabbar për ndërtimin e rezidencës “Durës, jahte dhe marina” ishte fati i Portit të Durrësit. Edhe sikur ky të ishte një projekt në të mirë të qytetarëve, edhe sikur shteti dilte me fitim duke falur taksat, edhe sikur aty të krijohet “Perla e Mesdheut”, cili do të ishte fati i Portit të Durrësit? A do të funksionojë njësoj pas zhvendosjes porti mijëravjeçar? Ku do të gjendeshin 390 milion euro për ndërtimin e portit të ri?
Një video e publikuar sot nga deputeti i PD-së Gazment Bardhi tregon se qeveria e fshehu vendimin për t’ia dhënë privatit me PPP ndërtimin e portit të Durrësit.
Bardhi ka sjellë deklaratat e ndryshme të Belinda Ballukut, që në datën 16 Nëntor deklaroi në komisionet parlamentare se Porti i Durrësit do të ndërtohet më paratë e të adhurave portuale. Disa ditë më pas, doli se do të jepet me PPP. “Të rrish i qetë fare se nuk do ta japim me konçension” dëgjohet të thotë Balluku, ndërsa flet në komision. Video më poshtë:
“Qeveria ka mashtruar Parlamentin. Një akt i rëndë dhe i paprecedentë” shkruan Bardhi duke vazhduar:
Rama-Balluku përgënjeshtrojnë vetveten dhe në më pak se 1 muaj kanë thanë 3 opsione të ndryshme për financimin e portit të ri në Porto Romano.
1. Do ta financojë plotësisht Autoriteti Portual Durrës. Nuk do të jetë koncesion apo PPP.
2. Do ta financojë Autoriteti dhe qeveria.
3. Do të jepet me PPP. 46% qeveria, 54% privati.
Kështu do të ndryshojë edhe financimi për aferën e portit të Durrësit. Nga “Emaar” tek “Alabar” dhe më pas nuk dihet ku do të përfundojnë. Ky është fakti më domethënës që shkatërrimi i Portit të Durrësit, do të shndërrohet në pastrimin më të madh të parave në histori.