Një kamion frigorifer i ngarkuar me hashash ishte mes automjeteve që ndodhej në urën Morandi në Genova më 14 gusht 2018, kur një pjesë e saj u shemb.
Kamionin me hashash më pas u munduan ta rikuperojnë “Ndrangheta dhe Camorra”. Janë këto detajet që dalin nga operacioni “Blu notte” i DDA Reggio Calabria që çoi në arrestimin e 47 personave.
Në përgjimet e realizuara, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, dy nga të dyshuarit flasin se si të kapin kamionin përmes lidhjeve në botën e rikuperimit të skrapit.
Biseda e përgjuar nga policia në mars të vitit 2020 u zhvillua mes bosit të klanit Bellocco di Rosarno, Francesco Benito Palaia dhe krahut të tij të djathtë Rosario Caminiti.
Të dy i referohen një kamioni frigoriferik ngjyrë të verdhë të përfshirë në shembjen e urës Morandi. Vlera e bimës narkotike kapte miliona eurot pasi në të ishin ngrakuar 900 kg kanabis, e cila sipas hetuesve ishte e destinuar për “kriminelët nga Kampania”.
Në përgjime dëgjohet Palaia duke i shpjeguar Caminitit: “Pra, kur u shemb ura Morandi, po të shkosh në videon e parë, ka rënë një furgon.
Është një ngarkesë e verdhë, e shikon shumë mirë se është e verdhë, me frigorifer…U rrëzua horizontalisht. Me rënien ura u ul, automatikisht i ra një makinë sipër”.
Një pjesë 210 metra e gjatë e urës u shemb më 14 gusht të 2018, gjatë një stuhie duke u marrë jetën 43 personave.
Shembja çoi në shpalljen e gjendjes të jashtëzakonshme njëvjeçare në rajonin e Ligurias, një analizë të gjerë të problemeve strukturore dhe në ndarjen e përgjegjësive.
Pjesa e mbetur e urës origjinale u shkatërrua në qershor 2019 kurse ura zëvendësuese, “Genova-Saint George” u përurua një vit më vonë./a2 cnn