Viti 2022 po mbyllet me një bilanc të lartë të numrit të aksidenteve në Shqipëri. Janë 9-10 aksidente në një ditë dhe për një vit kanë ndodhur 3,293 aksidente.
Kjo shifër është konfirmuar nga qendra Kombëtare e Urgjencave, e cila me ambulancat e saj është në çdo rast aksidenti, përfshirë këtu ato me makinë, motor, biçikletë dhe monopate.
Drejtuesit e monopateve nuk ndëshkohen as me gjoba edhe pse më së shumti janë në shkelje të rregullave të qarkullimit.
“3,293 aksidente në total, 1,771 aksidente me makinë, 718 aksidente me motor 385 aksidente të këmbësorëve, 399 aksidente me biçikletë dhe monopate”, tha Skënder Brataj.
Një ndër faktorët kryesorë të aksidenteve është mosrespektimi i Kodit rrugor apo drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit dhe drogës.
Brataj tregon probabilitetin e humbjes së jetës në një aksident për shkak të mos vendosjes së rripit të sigurimit.
“Traumat për shkak të aksidenteve janë shkaku kryesor i invaliditetit në vendin tonë”, u shpreh Brataj. /