Moti i keq ka përfshirë Britaninë e Madhe, ndërkohë që autoritetet kanë dhënë alarmin për përkeqësim të motit. Daily Mail shkruan se reshjet e dëborës deri në 6 cm mund të sjellin probleme.
Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, ndërsa disa rrugë thuhet se do të mbyllen. Nga ana tjetër, nesër paralajmërohet se do të rriten temperaturat, ndërsa thuhet se do të shkojnë deri në 15 gradë Celsius.
Po ashtu thuhet se në rrugë do të ketë prezencë të madhe akulli. Parashikuesi i Met Office, Marco Petagna tha se temperaturat gjatë ditës dhe natës pritet të rriten gjatë dy ditëve të ardhshme.
“Për momentin temperaturat e ditës janë shifra të ulëta. Por temperaturat e ditës deri të hënën, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të shkojnë deri në në 14C”.