Gjykata e Lartë Britanike: Transferimi i azilkërkuesve në Ruandë i ligjshëm

albnews
By
1 Min Read

Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe e ka njohur si të ligjshëm planin e qeverisë britanike për të dënuar azilkërkuesit në Ruandë. Gjyqtari i lartë tha se ky plan është në përputhje me konventën e refugjatëve.

Megjithatë, ai shtoi se sekretari i brendshëm duhet që të shikojë rrethanat e veçanta të njerëzve përpara se t’i dëbojë ata në Ruandë. Këto raste do t’i referohen sekretares aktuale të brendshme, Suella Braverman, që ajo t’i shqyrtojë përsëri.

Në Prill, Mbretëria e Bashkuar dhe Ruanda arritën një marrëveshje për të dërguar azilkërkuesit që nuk ishin të autorizuar të hynin në Britani, ndërsa më 14 Qershor, do të bëhej edhe fluturimi i parë për të dërguar refugjatët e planifikuar, por një vendim i Gjykatës Europiane anuloi avionin me azilkërkues të deportoheshin drejt Ruandës. Mes tyre ndodhej edhe një shqiptar 26-vjeçar i cili deklaroi se ishte viktimë e trafikimit.

Share This Article