Pronari i argjendarie në Itali ka hapur zjarr në drejtim të një bande grabitësish duke lënë dy të vdekur në vend. Vendimin drastik, pronari i biznesit raportohet ta ketë marrë pasi grabitësit u futën në dyqanin e tij dhe i lidhën vajzën.
Ngjarja ka ndodhur më 28 prill në Grinzane Cavour ndërsa 67-vjeçari Mario Roggero qëlloi për vdekje dy grabitësit rreth orës 6.30 të pasdites kur tre burrat të armatosur me thikë e pistoletë u futën në ambientet e biznesit të tij. Thika dhe arma më pas rezultuan të ishin false.
Pronari doli nga dyqani dhe qëlloi të paktën pesë herë në drejtim të grabitësve. Andrea Spinelli dhe Giuseppe Mazzarino vdiqën njëri vetëm disa metra nga hyrja e dyqanit kurse tjetri në mes të rrugës. Grabitësi i tretë mbeti i plagosur.
Tashmë, pronari i dyqanit përballet me akuza për vrasje.
Sipas prokurorisë publike, Rogero i ka ndjekur tre grabitësit të cilët, pasi kishin dalë nga argjendaria me sendet e vjedhura po tentonin të largoheshin, “me qëllimin për t’u shkaktuar vdekjen duke kaluar kështu vullnetarisht kufijtë e mbrojtjes legjitime të trashëgimisë”.